Enea Mihaj, një tjetër “Kalë Troje”!

 

Progradecari, pjesë e Shqipërisë U-21, zgjedh Greqinë dhe del hapur. Një tjetër tradhti pas Kabashit, Januzajt e kështu me radhë

Elvis Kabashi, Adnan Januzaj dhe shumë të tjerë… Lista e futbollistëve me origjinë shqiptare që kanë preferuar kombëtaret e vendeve ku kanë lindur, ose janë rritur, pasurohet me një tjetër emër… Një tjëter Sotir Ninis, por me një histori që dhemb akoma më shumë. Një tjetër shqiptar, pra, na tradhton… Bëhet fjalë për Enea Mihajn, futbollisti i ekipit Shpresa. Mbrojtësi i Panetolikosit ka marrë vëmendjen e medieve dhe drejtuesve të kombëtares greke, pasi është kthyer në shtyllën në skuadrën e tij që garon në kampionatin grek. Vetëm 19-vjeç, ai ka dhënë një deklaratë që nuk ka nevojë për të komentuar.

Pra, që ndihet grek dhe që pret me padurim ftesën e kombëtares helene.  Në një intervistë, gazetarja greke e pyet në lidhje me përzgjedhjen e Kombëtares duke qenë se ai ka debutuar edhe me Shpresat e Shqipërisë, ndërsa përgjigjja e pogradecarit ishte e qartë dhe e prerë. “U rrita në Greqi, kam studiuar këtu dhe ndihem grek. Do të ishte nder për mua të luajë me Kombëtaren e Greqisë”. Mbrojtësi 19-vjeçar i Shqipërisë U-21, i cili ka qenë pjesë e kombëtares Shpresa në ndeshjet kundër Izraelit U-21 në tetor 2016 dhe kundër Islandës në tetor 2017, tashmë duket se na ka braktisur. Ai ka luajtur 44 minuta në humbjen e thellë 4-0 ndaj Izraelit.

One thought on “Enea Mihaj, një tjetër “Kalë Troje”!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *