Emocionuese/ Kur futbolli kthehet më shumë se një sport, Callejon shpërthen në lot nga tifozi i vogël

Futbolli shpesh shkon përtej asaj që shohim në fushë dhe shumë tifozë krijojnë një lidhje të veçantë me klubin e tyre të zemrës si dhe me lojtarët. Një moment emocionues vjen nga Bolivia, ku një tifoz i vogël i skuadrës Bolivar hpërthen në lot pas ndeshjes së fundit të Callejon. Vëllai binjak i futbollistit të Napolit, Juanmi Callejon, do i japë lamtumirën klubit të Bolivar, ku ka luajtur 2 sezone dhe ka qenë një element i rëndësishëm.

Por spanjolli ka rrëmbyer zemrat e shumë tifozëve, madje një djalë i vogël nuk i mban lotët dhe kërkon që ai të vazhdojë të qendrojë në ekip. Ky moment ka prekur së tepërmi edhe Callejon, që i dhuron fanellën e tij tifozit dhe më pas largohet mes lotësh./Sport Ekspres/