Emocione, shumë gola dhe spektakël në finalen e Superkupës së Gjermanisë! Sadio Mane gjen të parin me Bayern Munchen

Lojtarët e Bayernit kanë mposhtur sonte me rezultat 5-3 Lajpcigun në finalen e Superkupës së Gjermanisë. Bavarezët kaluan në epërsi 1-0 që në minutën e 14-të të ndeshjes, kur i riu Musiala shënoi një gol të mrekullueshëm. Më pas shënuan golin e dytë në minutën e 31-të dhe në qendër të vëmendjes ishte debutuesi Sadio Mane, i cili hyri në listën e golashënuesve në ndeshjen e parë.

Në fund të pjesës së parë, Bayern shënoi golin e tretë dhe dukej se gjithçka kishte marrë fund. Këtë herë në listën e golashënuesve hyri Pavard, i cili e rriti rezultatin në 3-0 në minutën e 45-të. Megjithatë, Leipzig arriti të rikthehet në pjesën e dytë.

Ata e shkurtuan rezultatin në 3:1 në minutën e 60-të kur Halstenberg arriti të tundte rrjetën e Bayernit. Vetëm gjashtë minuta më vonë, Gnabry shënoi për 4:1 dhe më pas u duk se gjithçka u zgjidh. Megjithatë, Leipzig me të vërtetë i komplikoi gjërat në fund.

Në minutën e 77-të, kjo skuadër shkurtoi rezultatin në 4:2 me anë të Nkunkut, i cili shënoi gol nga penalltia, ndërsa Dani Olmo shënoi një gol të shkëlqyer në minutën e 89-të për 4-3 dhe riktheu emocionet në këtë ndeshje.

Leipzig u përpoq në çdo mënyrë për të barazuar dhe për të bërë një rikthim të jashtëzakonshëm, por Bayern arriti të zgjidhë gjithçka në minutën e tetë të shtesës, kur Leroy Sane shënoi golin e pestë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *