Futbollisti Slavko Lukic është një emër i njohur për futbollin shqiptar. Disa vite më parë ishte pjesë e Teutës dhe Flamurtarit, duke bërë ndeshje të nivelit të lartë. Aktualisht është në kampionatin e Uzebekistanit, por aventura atje do të mbyllet pas tre ditësh.
Në një intervistë për “Fansat e futbollit shqiptar” ka një vetëofrim për klubet e Superiores. Më saktësisht për ekipet kryesuese, të cilat kanë si synim trofeun për të fituar titullin kampion.
“Mua kontrata me ekipin e Navbahor Namangan në superligën e Uzbekistanit më skadon në datën 6 pra pas 3 ditësh, mundësia e rikthimit në superiore do të më pëlqente, një ofertë nga një prej ekipeve kryesuese do të më tundonte, por për momentin nuk kam marrë oferta nga Shqipëria”, tha Lukiç. /Sport Ekspres/