Lacio ka fituar derbin e kryeqytetit. Bardhekaltrit mposhtën minimalisht 1-0 Romën me anë të një goli të shënuar në minutën e 65 nga Xakanji. Elseid Hysaj luajti minuta të plota në këtë përballje tej mase të rëndësishme, ku bëri mjaft mirë detyrën e tij në krahun e majtë të mbrojtjes. “Tuttomercatoweb“-i e ka veçuar shkodranin si më të mirin në prapavijë, duke e vlerësuar me notën 6.5 , më e larta në repartin e mbrojtjes.
“Ai shtyn shumë në të majtë, duke formuar një zinxhir me Xakanjin që prodhon disa topa joshës të shërbyer në qendër të zonës”, ka shkruar “Tuttomercatoweb”-i në vlerësimin e bërë për Elseid Hysajn./Halit Delibashi-Sport Ekspres/