Eliminuan Totenhemin, trajneri i Milanit dëshiron të fitojë trofeun e Champions League: Më pëlqen ta mendoj, asgjë nuk është e pamundur

Milani ka arritur që të kalojë më tej në Champions League. Pas fazës së grupeve, kuqezinjtë eliminuan Totenhemin e Kontes. Menjëherë pas ndeshjes Pioli nuk e fshehu gëzimin. Madje trajneri i Milanit do të shkonte larg pasi u shpreh se fitimi i këtij trofeut nuk është mision i pamundur.

“Të luash në Champions League të jep shumë shpërblime. Ose do ta fitojmë dhe nuk do të jetë e lehtë ose do të arrijmë te katër më të mirët. Tani duhet të rikuperojmë energjitë tona. Më pëlqen të mendoj se asgjë nuk është e pamundur. Duhet të vazhdojmë hap pas hapi. Në fillim donim të kalonim grupin, pastaj të eliminonim Totenhemin dhe tani presim shortin, të futemi te katër më të mirët. Të ëndërrosh është gjë e bukur”, tha Pioli. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *