Eliminuan Apoloninë në “play off”, Hajduku mposht edhe Milanin dhe shkon në finale të Champions-it

19-vjeçarët e Hajdukut të Splitit kanë arritur të shkojnë deri në finale të Youth League-s, i cili është ekuivalenti i Championsit për 19-vjeçarët. Ishte pikërisht skuadra kroate ajo që i hoqi mundësinë Apolonisë U19 të kualifikohej në këtë kompeticion, duke i eliminuar në fazën “play off”. Që prej atëherë Hajduku ka pasur një ecuri të jashtëzakonshme, duke eliminuar shkuadra si Shakhtar Donetsk-u, Manchester City, Borussia Dortmundi dhe së fundmi Milani.

Kroatët kanë mposhtur me shifrat 3-1 bashkëmoshatarët e Milanit, pavarësisht se statistikat folën të gjitha për kuqezinjtë. Tashmë Hajduku i Splitit U19 do të përballet më datë 24 prill kundër AZ Alkmaar-it në finalen e Youth League-s. Një ecuri mbresëlënëse./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *