Eliminimi i kushton miliona euro Gjermanisë

Eliminimi i hidhur nga Kupa e Botës ka qenë një katastrofë totale për Gjermaninë, jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe ata financiar.

Federata Gjermane duhet të bëjë llogaritë me letër e laps dhe bilanci ehete tragjik, sepse bëhet fjalë për një Botëror me minus.

Në bazë të vlerësimeve para Botërorit, Federata Gjermane do të humbasë të paktën 1.7 milionë euro. Të ardhurat prej 9.1 milionë eurosh deri në fazën e grupeve nuk mbulojnë shpenzimet, që shkojnë te 10.8 milionë euro.

Për të dalë me fitim, duhej që kampionët e botës të shkonin deri në gjysmëfinale të paktën. As që iu afruan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *