Eldorian Hamiti do të jetë në krye të detyrës këtë mesjavë. Arbitri shqiptar do të ndajë drejtësinë në UEFA Youth League. Ndeshja mes Realit të Madridit dhe Shakhtar Donetsk-ut do të gjykohet nga një trupë shqiptare arbitrash.
Përpos Hamitit si arbitër i parë, në rolet e arbitrave anësorë d otë jenë Rejdi Zaimi dhe Feliks Koleshi. Ndeshja në fjalë është e vlefshme për fazën në grupe të Champions League-s për të rinj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/