Ekskluzive/ Zyrtari i ekipit tregon si Flamurtari i mori sulmuesin: Hera e parë për ne, nuk na dhanë para

Me ardhjen e Marcelo Troisit te Flamurtari zgjidhja e merkatos për vlonjatët duket të jetë Brazili. Një afrimi i ri vjen prej këtej, ndërsa flitet për sulmuesin 25-vjeçar, Welder Costa. Ky i fundit ishte pjesë e Guarany në ligat e ulta të kampionatit brazilian, ndërsa niset për këtë aventurë të re në Shqipëri.

“Sport Ekspres” ka kontaktuar me një zyrtar të klubit të Guarany, për të marrë më tepër informacione mbi këtë rast. Flitet për një skuadër që luan në nivelin e 6 të ligës së futbollit brazilian, ndërsa kur e pyesim Kaue Monteiron që është në zyrën e shtypit të klubit në fjalë nëse ka pasur një tjetër rast transferimi në elitën e një kampionati europian, vjen kjo përgjigje:

“Nga Guarany në Europë është një transferim që ndodhë për herë të parë. Kemi pasur edhe një rast tjetër me Jailson, por që do të shkonte te Gremio. Sa i përket mënyrës së transferimit, fillimisht është lojtari që ka zgjidhur marrëveshjen me ne. Flamurtari nuk na ka dhënë asnjë para, ndërsa konfirmoj se futbollisti është nisur për në Vlorë. Pra ishte një marrëveshje që u zgjidh mes nesh dhe Welderit, më pas ka nisur kontakti i Flamurtarit me lojtarin. Kështu është zgjidhur ky rast.

Klubi jonë është i ligës më të ulët nga shteti i Rio Grande do Sul. Kemi shumë traditë, ndërsa me nivelin e futbollit brazilian jemi në nivelin e 6 të saj.

Welder është një lojtar shumë i mirë për klubet e ligave të ulëta. Gjatësia dhe ritmi i tij e ndihmojnë atë të fitojë shumë duele fizike. Gjithashtu ai ka një përfundim të mire para portës”, shprehet Monteiro. /Sport Ekspres/