“Kjo është ndeshja ime e fundit me Tiranën”. Hoxhallari e paralajmëroi dhe po bëhet gati për eksperiencën e re, jashtë kampionatit të Superiores pas kontributit të dhënë me bardheblutë kampion.
“Sport Ekspres” zbulon se Hoxhallari pritet të transferohet te UTA Arad, një ekip i njohur për shqiptarët pasi atje luan edhe Idi Batha. Kjo skuadër ndodhet në mesin e tabelës dhe në elitën e Rumanisë. /Sport Ekspres/