Ekskluzive/ “U mërzita shumë”, flet Jasir Asani: Ta dinë sa rëndon fanella e Partizanit, Skënder Gega do e pranonte ofertën

Jasir Asani ka folur pas përfundimit të derbit mes Tiranës dhe Partizanit, që u mbyll në shifrat 5-1. Tek të kuqtë kanë menduar që këtë turpërim ta kalojnë duke ia hedhur fajin arbitrave, por sigurisht që numri i lartë i golave të pësuara e kërkon edhe një shpjegim tjetër.

Nga Lerda te Sormani, një filozofi italiane e cila nuk po arrin që të gjejë përshtatje brenda klubit të kryeqytetasve. Kujtimet më të bukura janë me Skënder Gegën, që arriti t’i nxjerrë kampion në Superiore, por duke dalë edhe krenar në përballje direkte në derbi me Tiranën.

Jasir Asani ka folur për “Sport Ekspres”, duke treguar për dëshpërimin në humbjen e sotme, që e ka përjetuar si të ishte vetë në fushë. Gjithashtu kërkon që theksojë peshën që ka fanella e Partizanit për lojtarët dhe trajnerët që vijnë në këtë skuadër.

Atëherë humbja 5-1 ndaj Tiranes. E mendoje se Partizani mund të dështonte me këtë rezultat?

Kur u shënua ai super goli i parë i Partizanit, mendova menjëherë se do të fitohej e gjithë ndeshja. Kjo pasi u fillua shumë mirë, por pastaj ato dy penallti dhe kartoni i kuq ndryshuan gjithë takimin. Mori fund gjithçka, por kështu e ka futbolli. Nuk di se çfarë të them se jam shumë i mërzitur.

Ku e pe ndeshjen dhe dëshpërimi ka qënë njësoj si te ishe vetë lojtar në përjetim apo më i zbehtë tani që je me larg?

Unë isha në shtëpi dhe e pashë ndeshjen. Jam shumë i mërzitur vërtet pasi Partizani nuk i meriton këto humbje sepse është ekipi kampion, jam totalisht i mërzitur. Për mua ka qenë njësoj si të isha unë vetë në fushë, nuk e di se çfarë të them më tepër.

Çfarë ndodh me trajnerët italian në ekip, nga Lerda te Sormani, por duket se kjo filozofi nuk gjen pershtatje.

Kjo është pjesa e klubit dhe nuk më takon që të flas më tepër. Ajo që mund të them është se të gjithë trajnerët që vinë te Partizani dhe lojtarët, duhet që ta dinë se vijnë te një skuadër shumë e madhe dhe fanella është shumë e rëndë për të gjithë.

Gega e ka parë nga tribuna sot si tifoz, por mund te ishte në stol. A është zgjidhja më e mirë për skuadrën në këto momente?

Ka pasur shumë trajner te Partizani në vitet e fundit, por me Gegën ne kemi arritur që të shpallemi kampion. Kjo do të thotë diçka, se Gega është i duhuri për Partizanin. Është vërtet një trajner shumë i mirë, megjithatë janë kryesia e skuadrës që vendosin për këtë gjë dhe e kanë vete në dorë. Por mendimi im personal është se Gega do e kishte pranuar me gjithë qef ofertën për ta marrë sërish skuadrën. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *