Ekskluzive/ Tha se do të krenoheshim se vinim nga vendi i Brojës, Alban Bushi: Mos prisni perfeksionin, po luan te Chelsea

“Nëse Armando Broja e mban këtë nivel dhe vazhdon të punojë, do të vijë një ditë dhe do të themi kur të shkojmë në aeroport se jemi nga vendi i Armando Brojës”, këto fjalë të Alban Bushit duket se po marrin formë nga dita në ditë. Broja po njeh vetëm rritje në karrierën e tij dhe dje festoi edhe golin e parë në “Stamford Bridge” me fanellën e Chelsea-t.

I pyetur nga “Sport Ekspres”, Alban Bushi tregon se 21-vjeçarit i mungone goli me blutë e Londrës, megjithëse paraqitjet në fushë kanë qenë të mira për këtë sezon. Trajneri i Kombëtares U21 vlerësn mënyrën e realizimit të Brojës, ndërsa thkeson se nuk duhet pritur perfeksioni sa herë që Armando aktivizohet në fushë, pasi duhet ditur edhe pesha e fanellës që mban mbi supe.

“I mungonte goli me Chelsea-n, por jo lojërat e mira. Shënoi një gol mjaft të bukur. Super i kordinuar dhe e dërgoi topin atje ku ai e donte! Krijoi më shumë besim te stafi, te publiku, por më shumë te vetja e tij. Mos mendoni që ai të jetë perfekt sa herë që aktivizohet me Chelsea-n. Bluza që ai mban veshur është shumë e rëndë, por me eksperiencën që ai po fiton me pjekurinë që po merr pas çdo ndeshjeje, Broja do të jetë shumë i rëndësishëm për Chelea-n në vitet e ardhshme”, është shprehur Alban Bushi./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *