Ekskluzive/ Të gjitha duan Nawbuezen, reagon zyrtari: Oferta-fjalë kemi nga shumë ekipe!

Të gjithë e duan Nawbuezen në skuadër, pas këtij gjysmë sezoni fantastik me Laçin. Këtu nuk flasim vetëm për ekipet në Shqipëri, por për interesimet e shumta që vijnë nga jashtë. Teksa në mbrëmjen e djeshme dolën në media tre ekipe turke që ishin të interesuara për këtë futbollist, lista është shtuar më tepër.

Bëhet fjalë për Le Mans dhe Sochau që sipas mediave në Francë kanë bërë ofertë zyrtare. Por po sipas tyre, dëshira e lojtarit është që të shkojë në Turqi, madje duke theksuar se do të udhëtojë për të takuar drejtuesit e klubit të Altay gjatë këtyre ditëve.

“Sport Ekspres” ka kontaktuar me drejtorin e Laçit, Naim Halilin, për të mësuar diçka më tepër në lidhje me këtë çështje: “Jo nuk është e vërtetë që Naëbueze do të shkojë në Turqi pas disa ditësh. Sa i përket kërkesave nga klubet e tjera, nuk kemi asgjë zyrtare. Por oferta-fjalë kemi nga shumë ekipe”, shprehet Halili. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online