Ekskluzive/ Sormani te Partizani, Luga: E tepruar që kalohet Adriatiku me not, nuk i futem që si u hoq

Partizani e ka gjetur trajnerin e ri që do ta drejtojë ekipin për pjesën e mbetur të sezonit dhe në të ardhmen, i cili quhet Adolfo Sormani. Një emër jo edhe aq i ri për të kuqtë, pasi i ka drejtuar edhe më herët, por u largua në mungesën e rezultateve.

Gjithsesi një gjetje të goditur arriti ta bënte asokohe, duke nxjerrë Ylber Ramadanin. Ndërkohë një analizë të gjatë për këtë trajner që ka zgjedhur Partizani, ka bërë për “Sport Ekspres” edhe trajneri shqiptar Ergys Luga, që aktualisht po e ndan eksperienën e tij në Kinë, tek të rinjtë e Shenzenit. Pavarësisht largësisë, nuk mund të shkëputet nga realiteti dhe futbolli në Shqipëri.

“Kjo metoda e trajnerëve italian është pak e ekzagjeruar për faktin se ka plus minuset e veta. Pa dashur të hedh poshtë metodën e tyre që normalisht është pak më e specializuar se ajo shqiptare. Duhet theksuar çeshtja më e rendesishme që është njohja e terrenit ku punojnë këta trajnerë. Në kontekstin e politikave dhe objektivave që ka klubi Partizanit është menduar si metodikë pune që të merren italianët si timonierë të ekipit, duke u anashkaluar puna e trajnerëve shqiptarë që për mendimin tim është pak si e tepruar që të kalohet Adriatiku me not, duke qenë se Shqiperia ka trajnerë që pikërisht lektorët me të njohur italian vijnë dhe japin diplomat e Uefa-s. Pa u futur në llogaritë se si u shkarkua Sormani 3 vite më parë e dimë shumë mirë që futbolli nuk është shkencë ekzakte që të mundohemi të bëjmë paranteza. Një trajner ka fatin brenda të ndërthurur me cilësinë e lojtarëve të cilën duhet ta përshtasi më së miri në përzgjedhjen e formacionit, ku dimë që Partizani është bërë gjithmonë arenë e nxehtë sa i përket formacionit kryesor.

Mendoj se trajneri i ri ka bashkëatdhetarin e tij si shembull i cili eshte De Biasi. Duhet ta theksoj që u përshtat dhe u bë gjysëm apo treçerek shqiptar. Në rast se ai do kishte ”qëndruar italian”, De Biasi do të ishte larguar që në 3 muajt e parë. Por gabimi i tij ishte që pasi kapi suksesin kërkoi të bëhej italian, ku më pas erdhi edhe largimi. Në këtë gjysmë sezoni dhe duke parë renditjen  që ndodhet skuadra Partizanit duhet t’i mari ndeshjet me shumë qetësi dhe vetbesim. Trajneri ka kohën e fazës përgatitore  për t’u ulur me futbollistët të mundohet të marrë maksimumin e tyre nga gjendja psikologjike njëherë më pas shpalosja e ideve te tij. Rikthimi i Partizanit duhet të vijë gradual dhe pse jo të hidhen syte nga talentet dhe nga përzgjedhja e elementit të duhur për të ardhmen e cila nuk ka munguar kurrë tek ai klub”, tha Luga. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *