Ekskluzive/ Sokoli prek temën e nxehtë: Fola me Xhakën e Shaqirin, vijnë të gjithë për 1 Kombëtare

Bylbyl Sokoli është një nga trajnerët e mirënjohur në Kosovë, që gjithmonë ka mbrojtur tezën e bashkimit në 1 Kombëtare. Një “ushtar” për këtë ide, duke theksuar vazhdimisht se do të jepte shumë produkt.

Por në Kosovë e ka pasur paska të vështirë që të gjejë përkrahje, pasi dardanët kanë korrur disa rezultate pozitive. Në një intervistë për “Sport Ekspres”, Sokoli e prek këtë temë të nxehtë duke folur hapur. Madje për të treguar suksesin e madh që do të kishim, shprehet se ka biseduar me shumë lojtarë të njohur shqiptar në botën e futbollit, të cilët konfirmojnë se të gjithë do të bashkoheshin në 1 Kombëtare.

Futbolli në Kosovë: “Cilësia e futbollit në Kosovë është në ngritje të lehtë, ardhje të reja të futbollistëve dhe trajnerëve shqipetarë nga të gjitha anët. Ballkani dhe Gjilani me meritë luftojnë per kreun e tabelës. Skuadra rishtas të formuara dhe pa pervojë ne arenën ndërkombëtare është shkaku i rezultateve të dobëta kur bëhet fjalë për përballjet e ekipeve të Kosovë në Europë. Madje edhe sa i përket përfaqësueses sonë nuk mund të themi se janë shumë të kënaqshme, pasi vendi i tretë nuk është tepër.”

Pritja e mirë e anglezëve: “Anglinë e pritëm si miq në shenjë mirnjohjeje për mbeshtetjen që na e dhanë gjatë luftës 1999.

Trajnerët shqiptarë në Kosovë:  “Ne Kosovë nuk ka dallime prej nga janë trajnerët, a janë nga Gjakova, Vlora apo Tetova. Të gjithë janë shqipetarë. Të gjithë trajnerët kanë sjellë përvoja të reja dhe punë cilësore, të gjithë kanë lënë gjurmë me punën e tyre në futbollin e Kosovës.”

Ndër trajnerët e vetëm në Kosovë për 1 Kombëtare: “Unë nuk jam i vetëm në këtë ide të unifikimit. Janë të gjithë sportistët nga të gjitha anët, nevojitet zyrtarët e lartë të të dy Federatave që ta konkretizojnë dhe të jemi konkurrues në futbollin botëror. Njëherë u realizua projekti mbarkombetarë. Në Kombëtaren Shqipetare luante Cana i Gjakovës, Ajeti i Tetovës , Gjimshiti i Preshevës. Pra nga te gjitha viset dhe sukseset nuk munguan dhe Kombetarja jonë u kualifikua në kampionatin europian në Paris. Nëse vazhdon ndarja gjithmonë do të kemi probleme me cilësi si në kampionat ashtu edhe ne ekipin Kombetar. Vetëm atyre që nuk kanë asnjë cilësi të vetme iu pengon bashkimi.”

Një Kombëtare, deri ku shkonim?: “Mund të them se do të kishte shumë cilësi. Të gjithë futbollistët shqiptarë dhe më të njohur në botë do të jenë aty. Këtë fakt ma kanë pranuar të gjithë që nga Behrami, Xhaka, Shaqiri edhe shumë të tjerë. Kur do të kemi një Kombëtare, më të mirë do të jenë aty.  Në të kundërt do të shohim ekipet e trajnerëve të Shqipërisë dhe Kosovës se si perpiqen që t’i marrin lojtarët që luajnë në Europë. Me cilësi të shpërndarë ne do të kënaqemi me paraqitjet dinjitoze të përfaqësueseve tona dhe do të vazhdojmë të mburremi sesi kemi ekipe të prespektivës”. /Sport Ekspres/

 

 

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online