Ekskluzive/ Shifra e pabesueshme e biletave të shitura, Partizani-Tirana i kalon caqet

Nesër luhet edhe ndeshja më e rëndësishme e Superiores, ku Tirana dhe Partizani do të zbresin në fushën e “Air Albania” për të matur forcat me njëri – tjetrin. Derbi gjithnjë ka ngjallur një interest ë madh te tifozët e të dyja skuadrave, që çdo herë kanë tejmbushur shkallët e stadiumit. Një gjë të tillë duket se do e bëjnë edhe nesër.

“Sport Ekspres” mëson nga burime të sigurta pranë FSHF-së se deri në këto moment janë shitur plot 15 mijë bileta për derbin e kryeqytetit dhe e gjitha kjo ka ndodhur në harkun kohor të 7 orëve, duke i kaluar kështu caqet. Biletat kanë dalë në shitje ditën e sotme dhe një shifër e tillë është një dëshmi e qartë e rëndësisë që kjo ndeshje ka për tifozët e të dy klubeve. Prania e këtyre të fundit në stadium, patjetër që i jep edhe më shumë bukuri kësaj sfide, pasi gjithmonë kanë ditur të dhurojnë spektakël në shkallët e stadiumit./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online