Ekskluzive/ Reagimi i luhatur i klubit turk për Nuabuezen: Jo seriozisht tani, është vetëm një artikull gazete

Laçi do e ketë të vështirë që të mbajë në skuadër një sulmues si Kyrian Nuabueze. Golat e shumtë që ky futbollist ka realizuar deri tani në Superiore, kanë zgjuar edhe interesin e shumë klubeve. Në një media francize u raportua se Altay Spor ishte një hap përpara, ndërsa sulmuesi do të takonte drejtuesit e këtij klubi.

“Sport Ekspres” ka kontaktuar me skuadrën turke në fjalë, për të mësuar nëse ky takim ka ndodhur. “Jo, seriozisht tani. Ky është vetëm një artikull gazete në Izmir”, është reagimi i parë që marrim nga Altay Spor, duke iu referuar shkrimit që ishte bërë edhe në mediat turke së fundmi për këtë sulmues.

Por kur vazhdojmë të ngulmojmë dhe i tregojmë jehonën e bërë edhe në Francë për këtë rast, klubi turk ka një luhatje nga përgjigja e parë. “Nuk ka ofertë tani për tani. Por…ndoshta! Drejtori ynë sportiv e di këtë punë”, ka qenë përgjigja që kemi marrë në lidhje me interesimin te Nuabueze, që mesa duket kërkohet që të operohet në fshehtësi. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online