Valdrin Mustafa ka rezultuar pozitiv sa i përket testit të Koronavirusit. Futbollisti që ka qenë pjesë e Shqipërisë U-21 dhe iu bashkua së fundmi Kosovës, nuk ia ka dalë që të evitojë prekjen nga kjo pandemi.
“Sport Ekspres” ka kontaktuar lojtarin e Hanoverit për të mësuar gjendjen e tij shëndetsore. Teksa na tregon dhimbjet që ka pasur së fundmi, Mustafa i qetëson tifozët duke thënë se gjendja e tij e përgjithshme është e mirë dhe e qendrueshme.
“Po më ka dhembur koka, gjoksi dhe fyti. Por gjithsesi gjendja e përgjithshme është e mirë. E kam bërë testin të shtunën dhe sot në mëngjes na kanë dalë rezultatet. Aty e mësova që isha i prekur nga Koronavirusi. Dhimbjet në fakt më kanë nisur që dje. Qendroni në shtëpi, pastroni sa më shumë duart, por u bëni merak, në duart e Zotit jemi të gjithë”, tha Mustafa. /Sport Ekspres/