Ekskluzive/ Pamja ndryshe nga Marantas, Kristidhi ndez garën: Luftë jo vetëm me Skënderbeun!

Me largimin e Marantas, Luftëtari ka marrë tre pikët në Superiore duke mundur Skënderbeun me shifrat 2-0. Të lodhur nga justifikimet e shumta të teknikut grek, që shihte si arritje edhe vendin e parafundit, ekipi me Dritan Kristidhin në stol që është edhe trajneri i portierëve, tregoi një pamje tërësisht ndryshe.

Por si ndryshuan kaq shpejt bluzinjtë? Në një intervistë për “Sport Ekspres”, Kristidhi ka ndezur garën e mbijetesës. “Punuam shumë në aspektin psikologjik me lojtarët se dhe koha ishte e shkurtër. Janë akoma dhe shumë pikë në garë, pra gjysma e kampionatit ëstë bërë. Me 3-4 përforcime cilësore në janar do të kemi një pamje tjetër në gjysmën tjetër të kampionatit. Për ne nuk është vetëm Skënderbeu, çdo ndeshje do të jetë luftë.

Ekipi është i bashkua dhe e tregoi këtë ndeshje. Sa për Marantasin, çdo trajner ka përqasjen e vet me lojtarët. Është e vërtet që të huajt duan pak kohë të njihen me futbollin dhe mentalitetin e futbollistëve tanë, kurse angazhimi në stërvitje dhe ndeshje është pjesë e profesionit që të gjithë punojmë me zemër dhe dëshirë, për të arritur rezultatet në bazë të së cilave gjykohemi”, ka thënë Kristidhi. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online