Ekskluzive/ “Nuk na përqafon më dhe gjuan me këmbë e duar”, rezultati i mbylljes së futbollit në Shqipëri

Nga Klaudio Ndreca

“Mos mendoni se jemi shqiptar dhe nuk na gjen gjë nga virusi”, kështu u shpreh kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, madje me shumë te drejtë, për t’u treguar njerëzve në vendin tonë se janë po aq të rrezikuar sa edhe të tjerët. Por kur flitet për anën tjetër të kësaj pandemie dhe atë më të rrezikshme, pasi prek në numër të madh se infeksioni i COVID-19, konkretisht për rëndesën psikologjike, Rama nuk e fsheh duke thënë: “Nuk e mohoj, nuk është prioriteti ynë ky aspekt”.

Pra papritur shqiptarët “bëhen imun” dhe nuk janë më njësoj si popujt e tjerë në Europë, për një problem global dhe që nuk mund të merret me humor. Depresioni futet tek çështjet më delikate të shekullit në rang global, ndërsa në vende të varfëra ku përfshihet edhe Shqipëria, është prezent edhe më frikshëm.

Fatkeqësisht ende nuk ka një vendim për lirimin e qytetarëve që të kenë më shumë hapësira edhe për të marrë ajër në vendin tonë, pasi vetëm një prej pjesëtarëve të familjes duhet të bëjë pazar dhe të shkojë në farmaci.

Për të mos folur më pas për futbollin, që në fakt nuk është kurrë një temë diskutimi për Qeverinë. Këta të fundit nuk e kanë prioritet këtë sport, duke i mbyllur derën sa herë që i është dhënë rasti për të treguar vëmendjen e tyre karshi tij.

Por dëmet janë shumë herë më të mëdha nga ajo që përfytyrohet në pamje të parë. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për biznese që falimentojnë dhe nuk do të ngrihen më, këtu nuk bëhet fjalë vetëm për një shtet që do e ketë të pamundur që të ringrihet në pak kohë kur e gjitha kjo të mbarojë, por shkon shumë më tepër sesa 10 infektimet nga Koronavirusi në ditë.

“Sport Ekspres” ka hulumtuar pak më gjatë për të parë se çfarë ndikimi po sjellë kjo periudhë tek fëmijët, lojtarët e vegjël që stërviten në akademi. Për këtë arsye kemi komunikuar me Elvis Muçën, figurën e njohur të sportit në Shqipëri që drejton “Akademia Zëri” dhe Akademinë e parë të portierëve që është hapur në vendin tonë.

Ajo që i kemi kërkuar fillimisht ka qenë gjendja e fëmijëve që ai stërvit në aspektin psikologjik. Përgjigja? “Nuk dua të flas në ajër, po pyes menjëherë prindërit tani dhe shikojeni se çfarë thonë”. Mesazhet e prindërve flasin qartë se kjo mbyllje e tepruar dhe që nuk po e njeh kurrë fundin, ka ndikuar keq për aspekte të ndryshme te fëmijët, nga sjellja agresive e deri te varësia ndaj elektronikës. Pra qartësisht mbyllja e futbollit nuk është vetëm një mundësi e hequr për disa pikë më shumë në renditje. Pjesën e plotë të intervistës tonë me Elvis Muçën do ta ndiqni në ditën e nesërme… /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online