Ekskluzive/ Një ekip Superiore në elitën e Kroacisë, Besnik Prenga në stadiumet shqiptare

Një ekip i Superiores dhe i Shqipërisë ndodhet në elitën e futbollit kroat. E kush tjetër veçse Lokomotiva e Zagrebit? Në këtë skuadër që lufton për Europën në Kroaci, janë parë më së shumti 5 lojtarë shqiptarë në formacion me Uzunin, Cokajn, Mersinaj, Tucin dhe Kastratin. Duke mos harruar këtu edhe lojtarët shqiptarë të shumtë që gjenden në akademinë e tyre tek të rinjtë.

E sikur të mos mjaftonte kjo, numri i futbollistëve shqiptarë e më saktësisht nga Superiorja, do të shtohet ndjeshëm gjatë merkatos së janarit. Besnik Prenga ka qenë i pranishëm në “Loro Boriçi” për të ndjekur Vllaznia-Teuta, por edhe në “Elbasan Arena” për të parë Partizani-Laçi. Qëllimi është i qartë dhe do të shihen elementet premtues, për të bërë kalimin e madh, ashtu siç do të ndodhte në të gjitha rastet e sipërpërmendura apo më saktësisht me Myrto Uzunin.

Vetë Besnik Prenga pohon për “Sport Ekspres” se do të ndjekë edhe 4-5 ndeshje të tjera nga Superiorja, për të marrë lojtarë të së ardhmes. Pavarësisht ndonjë emri specifik që mund të jetë shënuar në listë dhe nuk bëhet ende publik, vetë zgjedhja e ndryshme e ndeshjeve lë të kuptohet se po ndiqen disa futbollistë nga kampionati shqiptar. Në fund, duke parë se Lokomotiva e Zagrebit po del e fituar me këtë biznes, nuk do të ishte çudi që pas janarit në këtë ekip të gjendeshin 7-8 lojtarë shqiptarë. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online