Ekskluzive/ “Ne shqiptarët kemi shumë smirë”! Agustin Kola: E pashë te goli i Myrto Uzunit me Spanjën, do i binte topi në kokë po të mos e ndiqte?

Sport Ekspres po vazhdon që të intervistojë figura të shquara të futbollit shqiptar para ndeshjes që Shqipëria do të ketë me Izraelin. Këtë herë kemi zgjedhur që të bisedojë me legjendën Agustin Kola, me intervistën e plotë që do ta ndiqni në pasditen e sotme, atje ku janë thënë jo pak të vërteta të dhimbshme për realitetin tonë. Mes të tjerash, Agustin Kola shprehet se shqiptarët kanë smirë dhe se kjo u pa fare qartë në golin që Myrto Uzuni realizoi kundër Spanjës.

“Sa i përket ADN, ne shqiptarët kemi problem me smirën. E shoh kudo këtë në fakt, e kam parë edhe me Myrto Uzunin. Ai realizoi një gol kundër Spanjës me kokë. Të gjithë thonin që ishte fat, i ra topi në kokë dhe hyri gol. Dakort jam, por unë po ju pyes tani: “Po të mos vraponte Uzuni, do i binte topi në kokë?”. Po të mos e ndiqte aksionin Uzuni, a do t’i binte topi në kokë? Nuk ka sesi të realizohet goli vetë, pa u përkushtuar ti për të. Ua them edhe fëmijëve të vegjël që gjithmonë ndiqeni aksionin deri në fund, mos e lini.

Pastaj ajo është shumë normale që goli do të bëhet pasi të bëj një gabim kundërshtari. Por ne kemi shumë smirë dhe themi kështu: “Hë mo se fat ishte, i ra topi në kokë atit”. Mos harroni sesa shumë kanë punuar këta djem, edhe Uzuni që sot tani luan te Granada në nivel të lartë apo edhe lojtarë të tjerë”, tha Agustin Kola. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *