Ekskluzive/ Menaxheri i Jasir Asanit: 6 muaj në vëzhgim, pranon edhe Kombëtaren e Maqedonisë

E gjithë vëmendja e ambientit sportiv në Shqipëri ka qenë te Jasir Asani. Një nga futbollistët më të mirë të Partizanit, por që tashmë do të nisë një aventurë te AIK në Suedi. “Sport Ekspres” ka kontaktuar me menaxherin e këtij sulmuesi, Aleksandar Jovkov. Më në veçanti është prekur çështja e Kombëtares. Lojtari u shpreh për “Sport Ekspres” se do të priste deri në fund të karrierës për Shqipërinë, por nuk përjashtohet edhe mundësia e zgjedhjes së Maqedonisë së Veriut

Teksa shohim në “Transfermarkt” figuron vetëm Jasir Asani si lojtari i juaj. Përse kjo zgjedhje, për të shuar kureshtjen?

Unë menaxhoj shumë lojtarë dhe të gjithë ata kanë klube në Europë. Aktualisht jam duke punuar me dy futbollistë dhe sigurisht Jasiri, që tani e ka klubin e ri. Sinqerisht, Jasir Asani rezulton si futbollisti im i vetëm në “Transfermarkt” pasi jam i zënë me punë dhe nuk kam pasur kohë që informacionet atje të jenë më të sakta. Por premtoj që do të shpenzoj një ditë saktësisht, për ta rregulluar këtë gjë.

Si e cilësoni këtë transferim të Jasir Asanit?

AIK është një klub shumë i mirë dhe një mundësi e mirë për këtë lojtar, për të bërë hapa përpara në karrierën e tij.

Cila ndeshje i bindi përfundimisht drejtuesit e klubit të AIK për ta marrë në skuadër?

Për ta thënë saktësisht ndeshjen, nuk e di. Por Jasir Asani ka qenë në vëzhgim për gjashtë muajt e fundit. Gjithmonë është përpjekur që të japë më të mirën në fushë.

Në kohën e Lerdës dhe polemikat. Sa e vështirë ishte të qetësoje lojtarin, kur dihej që nuk e meritonte atë trajtim?

Sinqerisht nuk dua të flas shumë për trajnerët. Ka qenë një moment shumë i vështirë për ne, por kemi arritur që t’i kapërcejmë këto pengesat.

Po deri sa larg mund të mbërrijë karriera e tij. Pra ku i sheh limitet e Asanit dhe deri në çfarë kampionati mund të mbërrijë?

E gjitha varet nga mënyra sesi do ta fillojë sezoni në AIK. Nëse punon me dobësitë e tij dhe përsoset, do të ketë karrierë të shkëlqyeshme. Sa për maksimumin, në Spanjë ose Francë. Ky është objektivi im për të në të ardhmen.

Për t’iu kthyer pak çështjes së Kombëtares. Më herët është folur edhe për Maqedoninë e Veriut, por Asani u shpreh për “Sport Ekspres” se do e presë Shqipërinë deri në fund të jetës…

Jasiri i do të dyja vendet në mënyrë të barabartë. Është shqiptar dhe normale që do të luajë për Shqipërinë, por gjithë jetën e ka kaluar në Maqedoni dhe me kënaqësi do të veshë edhe fanellën e Maqedonisë. Ai do të pranojë me kënaqësi fanellën e atij vendi që e kërkon, Maqedoni apo Shqipëri, kushdo qoftë ajo… /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online