Ekskluzive/ “Më mori edhe Armand Duka në telefon, ja çfarë më tha”! U thirr nga Atalanta e Gasperinit, flet babai i talentit 18-vjeç: Shënoi 170 gola në 1 sezon

Nga Klaudio Ndreca

Më herët djali i tij ka luajtur edhe për moshat e Italisë, por Eduarti na tregon se presidenti i FSHF, Armand Duka, e ka telefonuar për ta bindur që futbollisti të jetë pjesë e Shqipërisë pasi shihet si potencial i madh për të ardhmen tonë. Kreu i Federatës ka dalë pak nga puna e zakonshme duke dashur që Shqipërisë të mos i ik nga duart një talent i tillë dhe të gjithë ta gëzojmë në një kohë jo shumë të largët.

Një brez i ndritur talentesh po vjen për Shqipërinë! Emigrimi dhe ikja në masë e shqiptarëve drejt vendeve të Europës është plagë e madhe për shoqërinë tonë, por sa i përket futbollit, mund të themi se ka sjellë disa të mira. Nëse duam të shohim pak dritë në fund të tunelit, ky është këndvështrimi i vetëm.

Kjo pasi familjet që zhvendosen në vende me më shumë mundësi punësimi, i krijojnë të gjitha kushtet e tyre fëmijëve që të ndjekin pasionet, për të mos vuajtur si ata dikur në moshën e hershme. Kështu Shqipëria gjen në gjirin e saj lojtarë të talentuar nga të gjitha anët e botës dhe shumë më tepër do t’i vijnë në vitet në vazhdim, veçanërisht nga Anglia.

Pa harruar edhe Italinë, që gjithmonë ka qenë shtëpi e dytë për shqiptarët. E në këtë vend është zbuluar një tjetër talent i ri, të paktën për ne mediat. Atalanta publikoi formacionin zyrtar ndaj Leçes dhe të gjithë u habitëm kur pamë në stol Endri Muhametin.

Mesfushori 18-vjeçar ishte në stol me ekipin e parë të drejtuar nga Gasperini. 1.90 i gjatë dhe me të majtën si këmbën e preferuar, Endri është zëvendës kapiten te ekipi i të rinjve të Atalantës. “Sport Ekspres” ka siguruar një intervistë me babain e këtij lojtari, Eduart Muhameti.

Më herët djali i tij ka luajtur edhe për moshat e Italisë, por Eduarti na tregon se presidenti i FSHF, Armand Duka, e ka telefonuar për ta bindur që futbollisti të jetë pjesë e Shqipërisë pasi shihet si potencial i madh për të ardhmen tonë. Kreu i Federatës ka dalë pak nga puna e zakonshme duke dashur që Shqipërisë të mos i ik nga duart një talent i tillë dhe të gjithë ta gëzojmë në një kohë jo shumë të largët.

Më tregoni pak për largimin nga Shqipëria. Në çfarë viti keni ikur prej këtej dhe u shpërngulët menjëherë në Itali apo jo?

Unë kam qenë volejbollist në Shqipëri. Kam luajtur deri në momentin që u largova. Në vitin 1991 kam ikur drejt Greqisë. Kam qëndruar një vit aty dhe më pas nga viti 1992 e deri tani kam jetuar në Itali. Jam marrë edhe në Itali me volejboll, por me disa ekipe të nivelit të dytë.

A ishte e vështirë për ty, ke kaluar momente “të errëta” në këtë rrugë emigrimi si në shumë raste të shqiptarëve?

Jo në fakt, nuk është se jam përballur me shumë vështirësi. Në Itali më ka pritur një familjar i imi. Më dha mbështetje deri në momentin që gjendja u stabilizua dhe për këtë arsye nuk është se kam kaluar vështirësi të mëdha.

Për të kaluar te Endri Muhameti, futbollisti i Atalantës që ka lindur në Itali…

Po, djemtë kanë lindur në Itali. Kam edhe një djalë tjetër më të madh se Endri. Ai ka luajtur futboll deri në moshën 18-vjeç, ishte në Serie D, por më pas e la futbollin se donte t’i futej studimeve. Sot është ekonomist. Ndërsa Endri vazhdon ende dhe është pjesë e Atalantës.

Vetë si volejbollist, por mesa duket nuk ke ndikuar aspak te djemtë që kanë zgjedhur një sport tjetër.

Jo nuk kam ndikuar se e pëlqenin shumë futbollin. Endri ka shkuar te Atalanta që në moshën 5-vjeç e gjysmë. Që prej atëherë e deri tani, ai është pjesë e Atalantës prej 13 vitesh.

Si erdhi vendimi për t’ia bashkangjitur djalin akademisë së Atalantës?

Në atë kohë ishte Milan, Inter dhe Atalanta që e kërkuan në atë moshë. Unë zgjodha Atalantën se e kisha më afër edhe në kilometra nga vendi ku jetoj. Kam qenë vetë sportist dhe kuptoja diçka rreth talentit të Endrit. Kur shkoi në moshën 9 vjeç, arriti që në një sezon të shënonte 170 gola, në të gjitha ndeshjet e luajtura për një sezon. Ka shënuar edhe gol nga gjysmëfusha. Më tepër ka si prioritet pjesën sulmuese, por te Atalanta Primavera tani kanë mangësi në mbrojtje dhe e përdorin shpeshherë edhe për të thyer aksionet e kundërshtarëve se Endri ka aftësi për të mbrojtur mirë. Luan me të majtën dhe goditjet i ka shumë të fuqishme.

Për herë të parë u grumbullua me ekipin e parë të Atalantës. Më trego pak për emocionet dhe si komentohet nga ana e drejtuesve të klubit sa i përket të ardhmes?

Emocion i veçantë ishte prania e tij në ekipin e parë të Atalantës. Megjithatë nuk është hera e parë që është pjesë e grupit, megjithëse këtë herë ishte në stol ndaj Leçes. Shpeshherë ekipi i parë e ka marrë në stërvitje, u stërvit me ta edhe në ndeshjet miqësore kur luhej Botërori. Në këtë javë bëri katër ditë stërvitje me ekipin e parë dhe dy ditë stërvitje me ekipin e moshave ku është te Atalanta. Vëmendja nuk i ka munguar dhe drejtuesit kanë folur vetëm fjalë të mira për të, e shohin për të ardhmen.

Ka pasur ndonjë interesim për Muhametin gjatë kësaj periudhe?

Ishte Empoli që kontaktoi drejtuesit e Atalantës për ta marrë. Ata i thanë: “Mund të flasim për t’ju dhënë cilindo lojtar tjetër që doni, por jo Muhametin”. Kanë shumë besim te ai dhe vetë fakti që ka 13 vite që është rritur aty do të thotë shumë për ta. Kishte edhe një ofertë në Zvicër, por djali nuk donte të shkonte atje. Besojmë se do të marrë shansin e tij në ekipin e parë. Gasperini është një trajner që vendos gjithmonë sipas mendjes së tij te Atalanta, nuk pranon asnjë këshillë apo sygjerim nga stafi drejtues. Nëse Muhameti do ta bindi Gasperinin, do të jetë në fushë. Mendoj se nëse rezultati do të ishte në favor të Atalantës ndaj Leces, mund të kishte debutuar në Serinë A.

Më herët djali juaj ka luajtur edhe me moshat e Italisë, tani me të Shqipërisë. Do të jetë pjesë e jona deri në fund?

Po në fillim ka qenë me moshat e Italisë, më pas ka ardhur te Shqipëria. Mua më ka telefonuar edhe presidenti i FSHF, Armand Duka. Më tha se duhet ta sillja djalin te Shqipëria se shihet si potencial për të ardhmen e Kombëtares. Më tregoi se disa persona që ishin afër tij dhe ishin specialistë, e shihnin Muhametin me të ardhme të madhe. Për këtë arsye më kërkoi që Muhameti të luajë për Shqipërinë. Tani presim ndeshjet eleminatore dhe besojmë se këtë herë mund të jetë me Shqipërinë U-21. /Sport Ekspres/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online