Ekskluzive/ “Mallkimi” i shqiptarëve bën punën, ekipi i ri i Durmishajt dhe data e prezantimit

Fiorin Durmishaj është larguar përpara kohe nga Ëasland Bevereni, ekipi në Belgjikë në të cilin luante ky sulmues. Atje u mor me shpresën se do të shpëtonte ekipin nga vendi i fundit, por rezultoi si një dështim, duke mos arritur të ndihmonte skuadrën.

Pikërisht për këtë arsye erdhi edhe vendimi për ta rikthyer te Olimpiakosi që ka kartonin e tij. Sigurisht që te ky ekip i njohur dhe që po lufton për titullin kampion nuk mund të ketë hapësirë. Për këtë arsye do të ketë një tjetër huazim, por këtë herë jo shumë larg.

“Sport Ekspres” mëson se Fiorin Durmishaj e ka hedhur firmën dhe ka mbyllur marrëveshjen me ARIS. Gjithçka ka marrë fund, ndërsa zyrtarizimi do të vijë në ditën e hënë. Mesa duket edhe “mallkimi” i shqiptarëve ka bërë punën në këtë rast, për lojtarin që bëri gjithçka për të lënë Kombëtaren kuqezi, por nuk po gjen qetësi as në ekipe, pasi nuk po llogaritet më nga Kombëtarja helene. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online