Ekskluzive/ Luga tregon problemet: Tirana është bërë si Hitleri, presidenca është “babai i mirë”

Ergys Luga prej disa javësh ka nisur aventurën e tij të re në Kinë, ku është emëruar trajner i të rinjve të Shenzhen. Pas asaj eksperience në stolin e ekipit të Kamzës, tashmë nujë rrugë e re ka nisur për të në Kinën e largët. Por Luga është rikthyer edhe njëherë te Kampionati shqiptar, por këtë radhë në rolin e analistit. Në një prononcim për “Sport Ekspres” Luga ka analizuar gjendjen aktuale të bardhebluve të Tiranës, të cilën e quan sit ë papranueshme. Ndërkohë e ka krahasuar ekipin kryeqytetas në një farë mënyre me Hitlerin, duke qenë se po lufton në disa fronted he një gjë e tillë nuk të sjell asgjë më tepër se sa humbje.

“Situata ku është Tirana këto vite padyshim që është e papranueshme në këndvështrimin e futbollit shqiptar në përgjithsi dhe jë më në këndvështrimin e tifozerisë e cila e vuan dhe në shumë raste shpërthen nga mllefi. Situata është jashtë kontrollit flasim tashmë për një fakt që është aty dhe kemi 3 persona në cilësinë e trajnerit që flasin të njëjtat fjalë dhe ankohen po nga faktorët e jashtëm. Fakte të cilat ka 3 vite që përfliten. Shumëkujt mund t’i vijë përmbarë të pyesi: “Ore 3 vite janë bërë tashmë fakt, por a ka më shumë se 3 vite?

Ndoshta mund të përkojë që pas fitimit të titullit dhe u kurorzua me rënien nga kategoria. Mendoj se problemi është kolektiv dhe s’ka lidhje me futbollin, por me faktorët që gjenden jashtë kangjëllave rrethuese, që i ushtrojnë presion lojtarëve dhe trajnerit ose më saktë trajnerëve. Mungon një dorë e hekurt që të kthej çdo gjë siç ishte. Nuk ka argument tjetër përveç faktorëve të jashtëm, pasi pagesat janë të sakta, e kam informacion të sigurt , kushtet janë të mrekullueshme për stërvitje. Deri këtu jemi brenda kontekstit të futbollit . Atëherë duhet ta kthejmë gishtin nga ato që thonë trajnerët.

Tirana është bërë si puna e Hitlerit,  që lufton në 4 fronte lufte, por po luftove në shumë fronte është normale që do e humbësh luftën. Nga një anë janë tifozët e pakënaqur të cilët janë ndarë në grupime, nga ana tjetër presioni i faktorëve të jashtëm. Më pas vjen posti drejtues që lufton kundër faktorëve të jashtëm dhe presidenca që është në rolin e “babait të mirë” ”, ka thënë Luga./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online