Ekskluzive/ Labinot Ibrahimi flet për derbin: Fiton prapë Partizani, nuk harroj përmbysjen në titull

Derbi i kryeqytetit është vetëm një ditë larg dhe prej disa kohësh ka marrë vëmendjen e të gjithëve. Mbi këtë ndeshje është prononcuar për “Sport Ekspres” edhe ish-futbollisti i Partizanit, Labinot Ibrahimi. Ky i fundit tashmë luan për ekipin e Prishtinës, por nuk ka ngurruar të japë mendimin e tij në lidhje me ndeshjen më të rëdësishme të Superiores. Ibrahimi ka rikthyer në kujtesë kohërat e dikurshme, kur ka qenë edhe vetë protagonist në derbi, ndërsa shprehet se favorit për të mbetet sërish Partizani.

Ju kujtohet derbi i parë që keni luajtur me fanellën e Partizanit?

Sigurisht që më kujtohet derbi i parë. E mbaj mend në kujtesën time dhe ishte me shumë emocione pasi vija nga Kosova dhe nuk kisha luajtur kurrë një ndeshje të tillë.

Përjetimet më të bukura që mban mend nga një derbi?

Secili derbi është i veçantë për emocionet që përjeton. Por më duhet të veçoj atë kur u shpallëm kampion teksa fituam me përmbysje nga 0-1 në 2-1 dhe aty vulosëm titullin me golat e Hebajt.

Si i motivonte stafi dhe presidenti Demi lojtarët para derbit për të hyrë me energji, ndryshe nga Tirana që ka presion?

Motivimet janë shumë të thjeshta. E merrnim si çdo ndeshje tjetër dhe nuk ka pasur diçka konkrete. Fjalët e Demit kanë qenë thjeshtë: “Djema jepni maksimumin si në çdo ndeshje tjetër kampionati”. Por derbi nuk do shumë komente se adrenalina vjen vetë..

Në këto kushte, Tirana a e ka forcën për ta ndalur Partizanin?

Sa kam pasur mundësi të shoh Superioren pasi kam qenë i angazhuar me Prishtinën, unë mendoj se Partizani do të dali sërish me një fitore ndaj Tiranës.

Të premten luhet në Air Albania, sa do të doje të luaje edhe njëherë në stadiumin e dikurshëm?

(Qesh) Nuk e di se çfarë të them, por do ishte kënaqësi.

Si ju duket Partizani i sotëm? Shihni vlera të shtuara në ekip?

Ta krahasosh me Partizanin e vjetshëm dallon pasi ca lojtar që kemi qenë nuk jemi. Tani janë bërë ndryshime kanë ardhur lojtarë të rinjë të cilve ju duhet kohë për ambientim. Normal që duhen përmirsime gjithmonë edhe kur kemi qenë ne ka pasur nevojë për permirsime. Ndërsa sa për vlera të shtuara ka Partizani ca lojtarë që shumë talent kanë në këmbë dhe me cilësi, por nuk do ju them emrat, pasi ata i kam sekret. (Qesh)

Një mesazh për tifozët e Partizanit?

Ata janë frymëmarrja e atij ekipi dhe i falenderoj gjithmonë, kudo që të jem, pasi më kanë bërë të ndihem si në shtëpinë time. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online