Ekskluzive/ Ky Izrael i pazakontë! Të gjithë me gojën të mbyllur dhe të trembur, ana që nuk njihet në Shqipëri

Nga Klaudio Ndreca

Shqipëria luan shanset me Izraelin për vendin e parë në grup. Tre pikët e transfertës janë më shumë se detyrim, jetike. Por çfarë rivali do të gjejmë përballë? Sport Ekspres zbulon një anë tjetër të Izraelit, që pakkush e njeh në vendin tonë.

Nëse llogjikisht thuhet se presioni bie i gjithi mbi Shqipërinë të shtunën pasi rivali kërkon dy nga tre rezultatet, fitoren dhe barazimin, në fakt gabon. Nëse në Shqipëri shquhemi për ekstremet në dërgimin e lojtarëve në qiellin e shtatë dhe lëshimin e tyre në tokë pas një humbje, në Izrael provohet “fundosja” e vërtetë.

Përshembull, këtë herë Izraeli do të jetë pa Zahavin dhe Dabbour. Ky i fundit ka dhënë dorëheqje nga Kombëtarja që në moshën 30-vjeç. Luan në Bundesligë dhe vinte nga një aventurë te Sevilla, praktikisht peshonte më rëndë në Kombëtaren e tij. Po përse ndodhi varja e këpucëve e parakohshme? Lojtarit i kishte ardhur në “majë të hundës” me presionin e mediave dhe të tifozëve, i kalonte të gjitha caqet.

Për kritikat e shumta dhe shpesh të pavënda, vendosi që ta braktiste Kombëtaren. Për të kaluar te Zahavi, i cili nuk erdhi ne skuadër pasi kërkoi të qëndronte i vetëm në hotel. Menjëherë pasi u bë e ditur kjo çështje, një nga mediat më të mëdha në vend e shpalli tradhtar lojtarin e tyre kryesor: “Do të zbulohen gene shqiptari në shtëpinë e Zahavit. Do të bërtasi nga shtëpia: “Forca Shqipëri”!

Fjalë për fjalë, ky ishte pasqyrimi i “Israel Hayom” në një prej editorialeve të shkruara. Sport Ekspres ka kërkuar të intervistojë figura të ndryshme që kanë lënë histori me këtë Kombëtare.
Për ta nisur që nga Eyal Berkoëitz, legjenda më e madhe që ka luajtur ndonjëherë Izraelin, atje quhej “Zot”, megjithëse edhe të e shpallën tradhtar disa kohë më vonë, histori tjetër. Për të kaluar te Alon Mizrahi, golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e Izraelit.

Gjithashtu Arik Benadon, mbrojtësin më të mirë me 80 ndeshje të luajtura në Izraelin e mëparshem apo edhe legjendën tjetër të tyre, Avi Nimni. Në të gjitha rastet, kemi marrë të njëjtë përgjigje, identike dhe që ngrinte jo pak dyshime: “Jemi të zënë dhe me punë për momentin, na falni”. E frikshme një rastësi e tillë dhe Sport Ekspres ka kërkuar një tjetër intervistë, këtë herë me trajnerin Elisha Levy, i cili ishte në drejtim të Kombëtares gjatë fitores 3-0 në Elbasan dhe humbjes 3-0 në shtëpi me Shqipërinë e De Biazit. Edhe një trajner aktualisht i papunë si Levy, zgjodhi që hiqte dorë: “Ndjesë, por kam punë dhe për këtë arsye nuk mundem t’ju përgjigjem”.

Mbi këtë rast të çuditshëm kemi folur edhe me gazetarin nga Izraeli, Lian Nachmani, që tregon gjithçka për “Sport Ekspres”: “Gjepura. Në fakt askush nuk është kaq i zënë, por të gjithë kanë frikë të flasin, është çështje mentaliteti te ne. Mediat janë treguar shumë të egra me ta më parë dhe prandaj tani i frikësohen mediave”, tha Nachmani. Më vonë informohemi se lëvizja e parë që kishte bërë Dabbour pas largimit nga Kombëtarja ishte ndërrimi i numrit të telefonit për të shkëputur çdo kontakt të mundshëm me gazetarët izraelitë.

Kjo është vetëm pak nga panorama reale e kundërshtarit për të kuptuar se presioni i Shqipërisë, nuk është asgjë para asaj që vuhet realisht në Izrael. Nëse kuqezinjtë do të fitojnë të shtunën, kur të kthehen në vendin tonë do të lënë të njëjtat dëme në tokën izraelite si një vullkan që është i aftë për të shkrumbuar gjithçka. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *