Ekskluzive/ “Kjo Shqipëri shkon shumë larg, jepini pak kohë”! Kristal Abazaj sheh të ardhme të ndritur: Armando Broja është “kafshë”

Humbja e fundit e Shqipërisë kundër Izraelit ka lënë shije të hidhur tek të gjithë. Pritshmëritë ishin rritur për kalimin e cilësisë të Kombëtares, veçanërisht pas largimit të Brojës te Chelsea dhe Asllanit te Interi. Por në fund kuqezinjtë nuk arritën të grumbullonin më shumë sesa 1 pikë pas 3 ndeshjeve të zhvilluara në grup.

Mbi këtë çështje ka komentuar edhe Kristal Abazaj në një intervistë për “Sport Ekspres”. Lojtari i Instabulsporit, pjesë e elitës së Turqisë, ka lënë mbrapa dëmtimin e gjatë dhe kërkon që t’i rikthehet shkëlqimit të dikurshëm, ashtu siç i ka hije. Në syrin e tij nuk kishte sesi të mungonte vlerësimi për Brojën, pikërisht ajo mënyrë loje që Abazaj preferon më së tepërmi. Për më tepër e cilëson si një “kafshë” futbollistike që kërkon të përpijë çdo rivalë.

Humbja me Izraelin. Çfarë shije të la kjo ndeshje duke e parë nga televizori?

Sa i përket ndeshjes me Izraelin, mund të them se ishte një ndeshje e mirë, pavarësisht se u vendos nga dy gabime. Janë gabime që ndodhin në futboll dhe nga dëshira e madhe për të fituar, ndonjëherë gabon kështu.

Gjithmonë na thuhet se po ndëshkohemi për gabime individuale, një refren i përsëritur kaq shumë herë. A ka ndonjë mënyrë sesi zgjidhet ky problem? Pra si lojtar, zakonisht ndodhin nga fati i keq këto episode apo janë gabime që duhet të rregullohen që pa nisur ndeshja?

E thashë që presioni është shumë i lart, ndikojnë emocionet që të gabosh kështu. Ke të gjithë shqiptarin që të ndjek sepse nuk prfaqëson veten, por të gjithë kombin, kjo të jep akoma më shumë presion. Unë mendoj se lojtarët janë aq shumë të përgatitur sa këto gabime t’i kthejnë në forcë dhe jam i bindur se do t’ia dalin që në ndeshjen e radhës.

Shumë herë kemi thënë se ky grup lojtarësh është më i miri që kemi pasur në histori. Abazaj, si e mendon?

Të jem i sinqertë ky ëhtë një brez me shumë talente, ku të gjithë luajnë në nivele të larta dhe e them me bindje se shumë shpejt, Shqipëria do të arrij shumë lart pasi kemi shumë kualitet. Duhet vetëm pak kohë dhe shumë besim.

Sa i përket Armando Brojës, cili është mendimi yt për këtë sulmues, a është më i miri që kemi pasur ndonjëherë?

Ka shumë cilësi të lart dhe ka një super të ardhme, jo rastësisht është pjesë e Chelsea. Jam i bindur se do të shkojmë shumë larg me këtë sulmues. Është një “kafshë” sa kur niset për të dribluar duket sikur kërkon t’i shkeli me këmbë mbrojtësit.

Kritikat për ndeshjen me Israelin. Janë të kuptueshme apo disi të tepruara pasi e kemi ngritur stekën kohëve të fundit?

Për kritika ka vend gjithmonë, kur luan mirë dhe kur luan keq, duke parë lojtarët që janë të gjithë në nivel, ne presim shumë. Kritikat janë normale, por jepini pak kohë sepse ekipi i ka cilësitë brenda.

Po në aspektin personal, a është objektivi që i ka vendosur vetes Abazaj që të kthehet një ditë sërish në Kombëtare?

Jam kthyer nga një dëmtim që më mbajti jashtë fushave 11 muaj, po punoj që të kthehem në formën time më të mirë, aty ku njerëzit janë mësuar që të më shohin. Shpresoj se e kam lënë çdo gjë pas dhe të kthehem në formën time më të mirë, pse jo në Kombëtare, pasi më mungon shumë edhe një tjetër ndjesi kur je aty. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *