Tirana e Orges Shehit nuk ka arritur vetëm që të sigurojë titullin kampion në Superiore, por njëkohësisht ka nxjerrë në treg shumë elementë. Duke nisur nga portieri Bekaj e për të përfunduar në majën e sulmit me Taulant Seferin, të gjithë janë me interesime nga klube të ndryshme. Sigurisht që në këtë listë nuk mund të mungonte edhe Totre, mesfushori që ka spikatur kaq shumë në këtë sezon. Madje falë golit të tij Tirana arriti që të mundte Partizanin në derbi për të siguruar matematikisht edhe titullin.
“Sport Ekspres” zbulon se për Totren kanë shfaqur interesime shumë ekipe nga Kroacia dhe Turqia. Sa i përket kësaj të fundit, ka klube që janë pjesë e Kategorisë së Parë dhe njëkohësisht elitës së futbollit, por emrat e tyre nuk bëhen ende të ditura. Sigurisht që nuk ka ende një marrëveshje të mbyllur, ndërsa në tryezë ka oferta të larmishme të paraqitura për Totren dhe element të tjerë të Tiranës. /Sport Ekspres/