Ekskluzive/ Halili flet për Naubuezen: Nuk e shesim “Mbapen”, ja e vërteta e problemeve me zemrën

Sulmuesi i momentit në Shqipëri quhet: “Naubueze”! Të gjithë pyesin në kampionatin shqiptar: “Po ky nga doli?”.

Jo vetëm që ka arritur të shënojë më shumë gola se të gjithë në Superiore, por ka arritur të bëj gjithçka i vetëm. Mjafton një top i dërguar te ky futbollist, që “mund të bëj keq” me goditjet nga distanca dhe të zgjidh gjithçka i vetëm.

“Sport Ekspres” ka kontaktuar me drejtorin që është te Laçi, Naim Halili, për të zbuluar pak më tepër rreth Naubuezes. Teksa jep vlerësimet e tij për sulmuesin, gjithashtu garantohet se ka ardhur siguria nga testet mjekësore për sulmuesin, që nuk ka asnjë lloj problemi me zemrën, pavarësisht së shkuarës.

“Për Naubuezen ka qenë e vështirë. Pasi përfundoi koha e tij te Drita, klubi është vendosur në lëvizje. Kemi kontaktuar me menaxherin e futbollistit dhe sigurisht që kanë qenë disa vështirësi që ne kemi arritur t’i tejkalojmë. Oferta ka dhe nuk mungojnë për të, por ne nuk jemi të interesuar që të shesim në janar një lojtar të tillë, ose Mbapen tonë le ta themi më mirë.

Të jem i sinqertë është brenda pritshmërive të mia. Pasi ne i dinim që në fillim cilësitë e tij. Sa i përket problemeve me zemrën dhe shkrimet e fundit të dala në media, ne e kemi garancinë tonë. Kemi marrë dhe janë bërë testet nga doktori amerikan, që na garantoi se Naubueze luan futboll pa asnjë lloj problem dhe në nivelet më të larta”, ka thënë Halili. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online