Ekskluzive/ Greca te Laçi, Gjilani sqaron gjithë zgjidhjen e problemit

Bedri Greca është zyrtarizuar si futbollisti më i ri i Laçit në ditën e sotme. Një prurje e bujshme nga kurbinasit që me Cungun në krye po luftojnë për pozitat më të larta në Superiore.

Më herët kanë ekzistuar polemika dhe një çështje e hapur mes lojtarit në fjalë dhe Gjilanit. Këta të fundit shpreheshin se Greca ka kontratë me klubin deri në fund të këtij sezoni, por kjo mohoej nga vetë protagonisti. “Sport Ekspres” ka kontaktuar me zyrën për shtyp të ekipit shqiptar të Kosovës që na jep këtë përgjigje për rastin në fjalë:

“Klubi dhe futbollisti me marrëveshje të dyanëshme kanë përfunduar bashkëpunimin. Ne si klub e falenderojmë Bedri Grecen për kontributin e çmueshëm të dhënë përgjatë kësaj kohe sa ishte futbollist i yni dhe njëkohësisht i urojmë sukses në aventurën e re në Laç”, mbyllet reagimi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *