Ekskluzive/ Gati për elitën e Europës, Ismajli tregon problemin e vetëm: Po e mendoj largimin!

Ardian Ismajli është padyshim mbrojtësi më në formë i Kombëtares sa i përket eksperiencës në Europë. Me Hajdukun e Splitit është një mur i pakalueshëm, aqsa përfshirja në formacionin më të mirë është kthyer disi “e mërzitshme” dhe rutinë.

Pra kësaj aventurë në Kroaci i ka marrë maksimumin, megjithëse titulli kampion është një ëndërr e parealizuar dhe në dukje shumë e vështirë. Në një prononcim për “Sport Ekspres”, Ismajli shprehet se po mendon për largimin e tij, por për momentin, te klubi nuk i kanë këto plane.

“Po jam duke e menduar largimin. Por ky largim varet nga klubi i Hajdukut të Splitit. Kjo pasi pretendimet e klubit janë që këtë vit të luftojmë për titull apo së paku për vendin e dytë që të dërgon në kualifikimet e “Champions League”.

Ka shumë klube që kanë shprehur interes për mua, nga ligat e forta në Europë. Tani duhet të shohim qendrimet e Hajdukut, sepse për momentin ata nuk po mendojnë për largimin tim. Dëshira ime është që të luajë në “Premier League”, “Bundesligë” ose “Seria A”. Tashmë duhet të presim edhe për afatin e ofertave”, ka thënë Ismajli. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online