Nedim Bajrami është emri më i ri që i bashkohet Kombëtares shqiptare, por duket se proceduarat burokratike do të vonojnë debutimin e tij me kuqezinjtë. “Sport Ekspres“ mëson se talenti shqiptar mbahet ende “peng“ nga FIFA, teksa qeveria botërore e futbollit ende nuk ka pajisur lojtarin me lejen për të përfaqësuar Shqipërinë.
Kështu një nga elementet që u pritj me shumë bujë në kampin e ekipit kombëtar dhe për të cilin u bë një punë e madhe për ta veshur kuqezi, rrezikon ndeshjen me Andorrën. Bajrami nuk do të ketë mundësinë të zbresë në fushë mbrëmjen e sotme nëse leja e FIFA-s vonon të mbërrijë në duart e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/