Ekskluzive/ E njëjta situatë për Myrto Uzunin, i mbërrin ftesa e pritjes nga Shqipëria

Myrto Uzuni është një prej prodhimeve më të mira të futbollit shqiptar. Pasi la Laçin dhe shkoi te Lokomotiva e Zagrebit, pa shumë jehonë, fitoi vëmendjen e të gjithëve. Falë golave dhe asisteve që dhuroi menjëherë me ekipin kroat, nuk mund të mungonte edhe ftesa e Kombëtares.

Futbollisti nga Uznova ia doli të bëj realitet ëndrrën e tij, duke kaluar dhe hedhur pas shumë vuajtje për të mbërritur deri në këtë pikë. Por në grumbullimin e fundit të Kombëtares, ishte pjesë vetëm në listën e pritjes.

“Sport Ekspres” konfirmon se edhe këtë herë sulmuesi i Lokomotivës së Zagrebit, i ka mbërritur ftesa, për të qenë sërish në këtë listë të pritjes. Por pavarësisht situatës aspak të mirë në aspektin e moralit, Uzuni po tregon vlerat e tij në Kroaci dhe me një lëvizje të madhe që mund të vijë në merkaton e janarit, do të fitonte sërish një ftesë të parë nga Shqipëria. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online