Danilo Alveshi është një lojtar i njohur për futbollin shqiptar. Teksa shpeshherë kthehej si protagonist te Flamurtari, një aventurë e re nisi në Kazakistan me ekipin e Okzhtpes. Por kontrata e tij përfundon në dhjetor.
“Sport Ekspres” ka kontaktuar vetë Danilo Alveshin, për të diskutuar dhe mundësinë e një rikthimi në elitën e futbollit shqiptar. Konfirmimi na vjen se kontrata me ekipin aktual në Kazakistan nuk do të rinovohet dhe do të mbyllet aty. Por po aq e sigurt dhe se nuk do të rikthehet në Superiore, ndërsa ka gjetur akordin me një klub të ri, emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur. /Sport Ekspres/