Pak orë kanë mbetur nga nisja e duelit mes Polonisë dhe Shqipërisë. Një ndeshje që do të jetë si finale për Santosin, ndërsa nga ana tjetër, kuqezinjtë janë optimist se do të dalin me së paku një pikë nga transferta e Varshavës. Sport Ekspres ka biseduar me gazetarin polak, Rafal Szymanski, i cili shprehet se Çekia është një hap përpara Shqipërisë për vendin e dytë pas asaj fitore me Poloninë.
“Sigurisht që askush në Poloni nuk e nënvlerëson Shqipërinë. Por nga ndeshja e parë, unë kam përshtypjen se Cekia mund të kalojë më tej pas fitores që mori kundër nesh. Polonia ka potencial për të kaluar në Europian, por ky ekip po ndërtohet akoma.
Megjithatë edhe Shqipëria ka mundësinë për të kaluar për herë të dytë në histori në Europian, ky skenar nuk mund të përjashtohet. Pritej që Santos të ishte në krye të një ndryshimi gjenerate. Ai la jashtë Krychowiak, por të rinjtë po zhgënjejnë me atë që po paraqesin në fushë. Tifozët presin që Polonia të jetë më shumë sulmuese”, tha Rafal.
Por sa shumë do të ndihet mungesa e Armando Brojë dhe a është ky një lehtësim për polakët? “Armando Broja është në sulm për Shqipërinsë si Robert Leëandoëski për Poloninë. Për shkak të dëmtimit, nuk do të jetë gati. Kjo është një humbje e madhe për Silvinjon. Përpos Armando Brojës, Shqipëria nuk ka shumë hapësirë për manovrim kur bëhet fjalë për sulmuesit. Anis Mehmeti kishte statistika mbresëlënëse në kategorinë e tretë në Angli, por pas asaj që tregon në Championship, besoj se polakët nuk kanë asgjë për t’u frikësuar”, u shpreh Rafal.
I pyetur se cili prej lojtarëve të Shqipërisë mund të gjendej te Kombëtarja e Polonisë, gazetari polak tha: “Shqipëria ofron më shumë në mbrojtje se në sulm. Ne do të donim që të kishim lojtarë të nivelit tuaj në mbrojtje si Kumbulla, Ismajli dhe Hysaj”, tha Syzmanski. /Sport Ekspres/