Ekskluzive/ Biletat për Francën dhe Andorrën bashkë, vetëm ky sektor i ofron të ndara

“Arena Kombëtare” është gati dhe të gjithë mezi presin kalimin e ditëve, për të parë stadiumin e bukur dhe shtëpinë e re të Kombëtares. Padyshim që mbetet një luks për futbollin shqiptar, ndërtimi i një arenë të tillë, por duke parë edhe sesa dashamirës janë shqiptarët ndaj futbollit, padyshim që mbetet e merituar.

Por në çfarë pike jemi me shitjen e biletave ndaj Francës? Kështu, fillimisht për të blerë një biletë kundër “gjelave”, duhet të merrje edhe atë kundër Andorrës, që kuqezinjtë do të zhvillojnë pak ditë më para.

“Sport Ekspres” ju njofton edhe me disa ndryshime të bëra në këtë aspekt. Fillimisht jemi interesuar pranë dyqanit “Makron” atje ku na është thënë se biletat janë blerë edhe të ndara me njëra-tjetrën. Më pas në saj të burimeve tona të sigurta, pikërisht këto bileta që mund të blihen të veçanta nga njëra-tjetra, janë për sektorin që do të qendrojnë pas porte. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online