Ekskluzive/ Beshiktashi kërkon transferimin e Ernest Muçit? Ja e vërteta që vjen nga Polonia për sulmuesin e Shqipërisë

Beshiktashi kërkon Ernest Muçin! Ky është lajmi që ka qarkulluar në mediat e Turqisë në orët e fundit. Nëse merkato është mbyllur në shumë vende të Europës, ekipet turke mund të vazhdojnë që të transferojnë lojtarë deri në datën 10 shkurt.

Por sa është e mundur që Muçi të kalojë te gjigandët e Turqisë? “Sport Ekspres” ka kontaktuar me disa gazetarë në Poloni që theksojnë faktin se për momentin ekipet e tjera po i largon nga Muçi vlera e kartonit.

Legia e Varshavës nuk mendon largimin e ish-lojtarit të Tiranës për më pak se 7 milionë euro. Ndërkohë kjo shifër për shumë skuadra cilësohet si e lartë, pasi Muçi përtej aftësive fantastike që zotëron dhe golave që ka shënuar ndaj Aston Villa-s, ka disa luhatje në performancën e tij që nuk i bind verbërisht ekipet e tjera për të investuar këtë shifër. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *