Ekipi i Premier League nuk heq dorë nga Vedat Muriqin, janë gati për t’i paguar 30 milionë euro Mallorca

Vedat Muriqi ka shpërthyer në këtë sezon të ri në La Liga. Statistikat e këtij sulmuesi me golat e shënuara nuk kanë kaluar pa u vënë re. Unai Emery po bën gjithçka për ta marrë futbollistin shqiptar te Aston Villa.

Klubi i Premier League është gati që të paguajë 30 milionë euro te Mallorca. Megjithatë klauzola e largimit për Muriqin është 38 milionë euro dhe për momentin sulmuesi është i kënaqur në Spanjë, duke mos kërkuar të largohet. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *