Cristiano Ronaldo u rikthye në fillim të sezonit në klubin ku “pushtoi” futbollin europian, por këtë herë larg shkëlqimit të dikurshëm. Prania e tij në Machester ka ndarë dhomë e zhveshjes në dy grupe. Problem këtu është bërë egoja e portugezit.
Në njërin krah qendrojnë lojtarët që e mbështesin, si Bruno Fernandes, Dalot, Fred dhe Alex telles. Ndërsa në tjetrin qendrojnë ata të cilët nuk e dëshirojnë si lider në skuadër. Sipas “Bild“-it, Marcus Rashford dhe Harry Maguire nuk e pranojnë faktin se Ronaldo dëshiron të imponojë veten e tij si lider të ekipit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/