Departamenti i Garave në FSHF bën me dije se ndeshja e javës së 11-të e kampionatit “Abissnet Superiore”, Egnatia-Kukësi do të zhvillohet më datën 30 tetor në stadiumin “Egnatia Arena” të Rrogozhinës, duke nisur nga ora 14:00.
Ndeshja ishte përcaktuar fillimisht të luhej në Tiranë në kalendarin paraprak për shkak se fusha e stadiumit të Rrogozhinës ishte në procesin e mbjelljes.
Duke qenë se ky proces ka përfunduar dhe fusha është gati për të pritur ndeshje, klubi i Egnatias ka bërë një kërkesë zyrtare në FSHF që sfida me Kukësin të luhet në stadiumin e Rrogozhinës.
Kërkesë që është miratuar nga Departamenti i Garave në FSHF dhe është reflektuar edhe në kalendarin e ndeshjeve të radhës së kampionatit “Abissnet Superiore”.