Egjipti largohet kokulur, portieri legjendar kërkon falje publike

Esam El Hadari bëri histori dje, kur zbriti në fushë në moshën 45 vjeç e 161 ditë në sfidën mes Egjiptit e Arabisë Saudite.

El Hadari u bë futbollisti më i moshuar që ka luajtur ndonjëherë në Kupën e Botës dhe ishte ndeshja e parë dhe e fundit për portierin legjendar në kompeticionin më të rëndësishëm në botë, ku Egjipti u kthye pas 28 vitesh mungesë.

Me Egjiptin të eliminuar, El Hadari u nderua duke debutuar në Botëror, por nuk ishte thjesht një “lëmoshë”, sepse në fushë pikërisht El Hadari ishte lojtari më i mirë, duke pritur edhe një penallti në fund të pjesës së parë dhe duke evituar disa gola, pavarësisht se Arabia Saudite fitoi 2-1, me golin e fitores shënuar në shtesë.

Tani El Hadari bëhet zëri i Egjiptit dhe kërkon falje publike për largimin pa pikë nga Kupa e Botës: “U kërkoj falje gjithë egjiptianëve, në emrin tim dhe të kolegëve të mi, pas tre humbjeve. Jam krenar për atë që kam arritur dhe kjo arritje është për gjithë Egjiptin. U përpoqëm, dhamë sa mundëm, por nuk patëm fat – ky është futbolli”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *