Pas turpit ndaj Rusisë, Arabia Saudite e bëri një kthesë me humbjen minimale ndaj Uruguait por reagimi i madh erdhi sot.
Triumf 2-1 ndaj Egjiptit, në një ndeshje pa vlerë më teori, por që vlente shumë për dy vendet, që në Botëror nuk kanë lënë kurrë gjurmë për mirë.
Egjipti e nisi mirë dhe Salah gjeti golin, duke konfirmuar se është ai ylli i madh i Egjiptit, por rreth tij ka mediokritet.
Pasi humbi raste të mira, në fundin e pjesës së parë Egjipti pa t’i jepeshin 2 penallti rresht kundër.
Të parën e priti portieri legjendar Elhadari, 45 vjeç, por e dyta shkoi gol.
E pjesën e dytë vetëm Arabia Saudite në fushë, me lojë e raste dhe në shtesë erdhi goli i merituar, me Egjiptin që largohet pa pikë dhe mbetet pa fitore në Kupën e Botës, në 3 pjesëmarrje.