Edison Ndreca ia hedh të gjithë fajin arbitrave: Na nervozuan skuadrën, do e kapim Europën

Bylisi arriti të fitojë me rezultatin 2-0 ndaj Laçit në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Ballshiotët lanë pas ecurinë negative të rezultateve, ndërsa nuk kishin arritur të fitonin asnjë takim për vitin 2020. Një prej autorëve të golit ishte edhe Edison Ndreca. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për “Supersport”, ia ka faturuar dy humbjet e mëparshme vetëm arbitrave.

“Një fitore e madhe, por asnjë gjë nuk ka mbaruar. Kemi dhe një ndeshje kthimi. Ne do bëjmë maksimimin. Ne si Bylis kemi forcën e grupit. Do të vazhdojmë të besojmë te forca e Bylisit. Shpresoj që të kapim Europën, qoftë nga Kupa, qoftë nga kampionati. Rëndësi ka ta arrijmë, qoftë nga Kupa apo nga kampionati. Jemi sulmuar në ndeshjet e fundit, nga arbitrat, nuk e di me dashje apo pa dashje. Kjo ka ndikuar në nervozizmin e skuadrës. Gjithshesi ne do të bëjmë maksimumin”, tha Ndreca. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *