Edi Rama njofton ndryshimet në ligj për talentët shqiptarë të sportit, mund të marrin pasaportën shqiptare përpara moshës 18 vjeç

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Edi Rama ka dhënë pak orë më parë një njoftim të rëndësishëm për sportistët shqiptar. Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”, ka bërë me dije se tashmë legjislacioni i vendit tonë i jep mundësinë lojtarëve që kanë lindur e jetojnë jashtë Shqipërisë, që të pajisen me pasaportë shqiptare edhe përpara moshës 18-vjeçare.

“Tanimë me ndryshimet e miratuara në ligjin “Për shtetësinë” nga Kuvendi i Shqipërisë, me propozim të Qeverisë, u krijohet mundësia talenteve të sportit që kanë lindur e jetojnë jashtë Shqipërisë, që të pajisen me pasaportën shqiptare edhe kur nuk kanë mbushur moshën 18 vjeç”, ka njoftuar Edi Rama./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *