Edi Rama kujtohet se ka futboll edhe Shqipëria, me stadiumin e Kukësit: Selam për ata që më përqeshin

Efekti i parë për daljen e Serisë A në stërvitje dhe veçanërisht Juventusit, është reflektuar në vendin tonë. Duke parë që thuajse pjesa dërrmuese e Qeverisë dhe Kryeministri Edi Rama janë tifozë të bardhezinjëve, dalja e tyre në fushën e blertë do të ngacmonte sadopak kujtesën, për të kuptuar se ka futboll edhe vendi ynë.

Pavarësisht se deri tani nga instancat shtetërore ka pasur vetëm bllokime për këtë sport dhe e kanë braktisur, pa i dhënë asnjë pagë lufte dhe pa e rihapur si në vendet e tjera. Rama e ka nisur ditën e sotme të postimeve në “Facebook” me stadiumin e Kukësit, një projekt që ka bashkëpunim me FSHF-në, ndërsa kryeministri i Shqipërisë nuk ngurron që t’i çoj një selam të gjithë atyre që e kanë përqeshur. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online