Ndonëse Tomori u ankua gjatë sot, për penalltinë e parë kundër dhe për kartonin e kuq në pushimin e ndeshjes, edhe trajneri i Tiranës Ze Maria ka pasur ankesa për gjykimin, ndonëse Tirana fitoi 3-1. Sipas brazilianit, mesfushori Mauexhe nuk meritonte karton të kuq, edhe pse pamjet filmike nuk i japin të drejtë, sepse mesfushori goditi kundërshtarin.
“Nuk e kuptoj kartonin e kuq të Mavejes, pasi kundërshtari u gjet atje, megjithatë ky është futbolli. Nuk mund të pësonim gol në atë mënyrë, kjo më shqetëson. Tani duhet të përgatitemi mirë në fazën mbrojtëse ndaj Kukësit, sepse atje na pret një betejë e vërtetë ku ne duhet të japim 200% nga vetja jonë.
“Afrimeve u duhen edhe pak kohë për t’u përshtatur me nivelin e futbollit europian. Ndeshjet ndaj Kukësit dhe Bylisit gjërat do të ndryshojnë dhe afrimet e reja do të japin më tepër cilësi në fushën e lojës. Në Kukës na pret një ndeshje të vështirë, pasi ka dy ekipe që kanë ardhur për të fituar. Sidomos kur bëhet fjalë për Tiranën, që Kupën e ka objektiv të veçantë. Turtulli do të mungojë, por Musa është mirë dhe do të ketë një shans të mirë”.