Festimi i Granit Xhakës me shqiponjën, imituar më pas nga Xherdan Shaqiri, u ka djegur më shumë se humbja ndaj Zvicrës serbëve. Mediat në Serbi janë bërë qesharake, duke akuzuar shqiptarët e Zvicrës për gjestin e shqiponjës si propagandë për “Shqipërinë e Madhe” dhe duke akuzuar edhe arbitrin e ndeshjes se ishte ai që e mundi Serbinë.
Ndërkaq, sulm të hapur ka edhe ndaj personaliteve shqiptare që kanë shfaqur hapur gëzimin për golat e Xhakës dhe Shaqirit.
Kështu, Rita Ora postoi në Instagram fotot e Granit Xhakës dhe Shaqirit pas golave dhe kaq u desh që në Serbi ta quajnë “të turpshëm” gjestin e këngëtares së famshme, e cila me sa duket nuk ka të drejtë të ndihet krenare as për vete dhe as për shqiptarët, kur këta bëjnë diçka të madhe.